Ndërkohë që janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus dyshohet për një të tretë.
Pacienti që dyshohet se mund të jetë rasti i tretë ishte fillimisht në QSUT ndërsa mësohet se është transportuar drejt Infektivit, transmeton Reporteri.net.
Deri tash, siç thonë mediat shqiptare, nuk ka detaje lidhur me pacientin dhe pritet që shpejt të dalin analizat.
Ndërkohë, trajtim në karantinë po marrin një burrë me të birin, të cilët u konfirmuan se janë prekur me koronavirus.
Ndryshe, Qeveria shqiptare po mban mbledhje të jashtëzakonshme pas konfirmimit të rastit. Deri tash është marrë vendim që të mbyllen shkollat për dy javë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.