Një 29-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor në Santorini të Greqisë, në orët e para të mëngjesit sot, 24 maj.
Motori me të cilin shqiptari po udhëtonte u përplas me një makinë, e për pasojë i riu ndërroi jetë nga plagët e marra.
Sipas informacioneve të cyclades24 , motoçiklisti shqiptar 29-vjeçar është përplasur kokë më kokë me një makinë, të drejtuar nga një 30-vjeçar.
Pavarësisht veprimeve të menjëhershme për transportimin e shqiptarit në spital, i riu kishte humbur shumë gjak, e për pasojë nuk arriti të mbijetojë
Po kryhen hetimet paraprake nga Nëndrejtoria e Policisë Thira.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.