Gjendja e fatkeqësisë natyrore në Shqipëri përfundon sot (23 qershor) nëse nuk ka një tjetër njoftim zyrtar për zgjatjen e saj.
E për të shënuar këtë ditë dhe si shenjë falënderimi, Bashkia e Tiranës ka organizuar koncert për mjekët, infermierët dhe të gjithë ata që përgjatë kësaj kohe kanë qenë në frontin e parë të luftës kundër Covid-19.
Koncerti do të organizohet duke respektuar udhëzimet për parandalimin e përhapjes së virusit.
Koncerti i quajtur “Muzikë On” pritet të zgjasë 5 orë (19:00-00:00) dhe do të ndiqet vetëm live në Facebook nga publiku.
Njoftimin zyrtar e bëri përmes një postimi në Instagram edhe kryebashkiaku Veliaj.
https://www.instagram.com/p/CBv8lKvB_3S/?utm_source=ig_embed
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.