×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Fundjavat shpresa e vetme për turizmin në Vlorë, pushuesit nisen drejt plazheve

    Reporteri
    25 Korrik 2020 | 11:22

    Fundjavat mbeten ditët më të ngarkuara për Vlorën dhe shpresa e vetme për turizmin në qytet.


    Nga pamjet e siguruara nga Ora News, duket qartë trafiku në aksin kryesor nga Vlora në Orikum.

    Të gjithë pushuesit janë dyndur drejt Vlorës, por edhe në plazhet e Orikumit, Rradhimës, Drimadhes e Palasë.

    Turizmi është një nga sektorët më të prekur nga Covid-19, pasi mbyllja e kufijve ka bërë që shumë shtetas të huaj, të mos kalojnë pushimet në Shqipëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!