Shtatë turiste franceze kanë përfunduar në spitalin e Lushnjës. Shkak është bërë një aksident që ka ndodhur kur furgoni me të cilin udhëtonin në drejtim të Beratit është përplasur me një autokombajnë që lëvizte nga njëri krah i rrugës në tjetrin.
Furgoni i linjës Tiranë Berat me të cilin udhëtonin turistët dhe qytetarë të tjerë u përplas me autokombajnën.
Policia në vendngjarje ka ndaluar drejtuesit e mjeteve të përfshirë dhe po disiplinon trafikun si dhe po dokumenton ngjarjen që mund të kishte përfundim tragjik, raportojnë mediat në Shqipëri.
Disa prej turistëve po marrin ndihmë mjekësore, pasi kanë thyerje gjymtyrësh dhe dëmtime të tjera në trup.
Sipas mjekëve nuk ka probleme serioze për shëndetin dhe po kryhen ekzaminimet përkatëse.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.