×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gazeta austriake: Çifti Meta ka paguar mbi 670 mijë euro për të marrë pjesë në inaugurimin e Trump si president

    Reporteri
    16 Maj 2022 | 12:10

    Gazeta austriake ka raportuar për një rast të presidentit të Shqipërisë Ilir Meta dhe gruas së tij Monika Kryemadhi.

    Ata dyshohen se kishin paguar 700 mijë dollarë (apo mbi 670 mijë euro) për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump, si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 20 janar të vitit 2017, shkruan “Krone Zeitung”.

    Kjo është mundësuar përmes një kompanie qipriote offshore Dorelita Limited dhe si protagonist shfaqet edhe një avokat i afërt me presidentin shqiptar.

    Sipas gazetës austriake, ky skandal u zbulua nga një person të cilit siç raporton “Krone Zeitung”, po i rrezikohet jeta.

    Ai tani po kërkon strehim dhe mbrojtje në shtetin austriak.

    Një fakt tjetër interesant që lidhet me gruan e presidentit shqiptar Ilir Meta, është se ajo thuhet se i harxhon 50 mijë euro. për t’u takuar me senatorë amerikanë.

    Po ashtu ato harxhime shkojnë për dreka, darka si dhe operacione plastike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!