Gazeta gjermane, Tagesspiegel vjen me një tjetër reportazh nga Shqipëria, duke eksploruar të shkuarën komuniste.
“Edhe sot, 28 vjet pas mbarimit të komunizmit, shumë anëtarë të regjimit të vjetër janë akoma aktivë në aparatin shtetëror. Që ata nuk kanë asnjë interes në përpunimin e historisë dhe krimit, kjo kuptohet,” shkruan gazeta.
Ajo viziton edhe Kampin e Tepelenës, duke theksuar se nuk ka një memorial për viktimat, por muzeu i qytetit vlerëson Enver Hoxhën.
“Me klasën punëtore, Partia Komuniste nën udhëheqjen e Enver Hoxhës e mori pushtetin në vitin 1944 dhe e mbajti deri në kalimin e thatë në demokraci në vitin 1991. Për ironi, ai nuk kishte nevojë për dashurinë e tyre. Pothuajse ajo nuk ekzistonte. Me të luhej. Ashtu siç luhej me termat demokraci apo pushtet popullor. Në fakt kishte vetëm një sundimtar, fotozhenikun e ri Hoxha, që me zgjuarsi që në moshë të re në vitin 1944, i shërbeu vetes dhe shokëve të partisë nga falimentimi i kolonizatorëve fashisto-italianë. Hoxha mori pushtetin dhe herët a vonë, kundërshtarët dhe bashkëluftëtarët e tij u zhdukën në birucat e Sigurimit- shërbimit të frikshëm të sigurisë kombëtare, ose përfunduan përpara togave të pushkatimit”, thuhet në reportazh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.