×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gazetarët shqiptar i kërkojnë Ilir Metes që të mos dekretojë ligjin “anti-shpifje” të Ramës

    Reporteri
    18 Dhjetor 2019 | 23:19

    Shoqatat e gazetarëve kanë reaguar pas vendimit të Kuvendit për të miratuar paketën “anti-shpifje”. Duke dënuar këtë vendim të deputetëve shqiptarë, gazetarët i bëjnë thirrje Presidentit Ilir Meta që të mos e dekretojë ligjin që, sipas tyre, synon të kontrollojë median online.


    Shoqatat e gazetarëve njoftojnë se do të nisin “një fushatë të gjerë informimi dhe ndërgjegjësimi të publikut mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, pjesë e së cilës do të jetë angazhimi afatgjatë për të rrëzuar këto projektligje apo për t’i bërë ato të pavlefshme përmes betejave ligjore dhe qytetare në mbrojtje të lirisë së shprehjes, në gjykatat shqiptare apo në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut”.

    Njoftimi i plotë

    Në përfundim të votimit nga ana e Kuvendit të Shqipërisë të projektligjeve “antishpifje”, rrjeti i organizatave shqiptare përfaqësuese të gazetarëve dhe të të drejtave të njeriut bën këtë deklaratë:

    1-Ne dënojmë vendimin e sotëm të Kuvendit të Shqipërisë për të miratuar projektligjet në kundërshtim të hapur me Komisionin Europian dhe Zyrën e Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Europës.

    2-Ne i bëjmë thirrje Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta të mos e dekretojë këtë projektligj.

    3-Ne bëjmë të ditur se do të nisim një fushatë të gjerë informimi dhe ndërgjegjësimi të publikut mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, pjesë e së cilës do të jetë angazhimi afatgjatë për të rrëzuar këto projektligje apo për t’i bërë ato të pavlefshme përmes betejave ligjore dhe qytetare në mbrojtje të lirisë së shprehjes, në gjykatat shqiptare apo në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

    4-Ne i bëjmë thirrje gazetarëve të vijojnë punën për të raportuar drejtë dhe saktë dhe të mos frikësohen nga ekzistenca e këtyre ligjeve regresive.

    5-Ne angazhohemi të mbështesim çdo gazetar që mund të përballet me padrejtësitë që mund të prodhojë një ligj i tillë.

    Lista e organizatave firmëtare:

    Këshilli Shqiptar i Medias

    Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë

    Qendra Shqiptare MediaLook

    Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore

    Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë

    Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

    BIRN Albania

    Citizens Channel

    Faktoje

    Instituti Shqiptar i Medias

    Civil Rights Defenders

    Instituti Shqiptar i Shkencave

    Komiteti shqiptar i Helsinkit

    Qendra Res Publica

    Grupi shqiptar në mbrojtje të të drejtave të njeriut

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!