×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gazetari i Euronews: Rama na priti zbathur dhe me të shkurtra

    Reporteri
    07 Gusht 2019 | 18:19

    Gazetari i Euronews, Jack Parrock ka ndarë me ndjekësit në Twitter një fotografi ku shfaqet përkrah kryeministrit Edi Rama.


    Duke njoftuar se ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin shqiptar, Parrock ka shkruar se Rama e priti në rezidencën e tij verore, zbathur dhe me pantallona të shkurtra.

    “Kjo nuk ishte një interviste e zakonshme politike. Kryeministri i Shqipërisë na priti në rezidencën e tij verore, zbathur dhe me pantallona të shkurtra. Intervista jonë u përqëndrua te potenciali i Shqipërisë për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE. Intervista do të transmetohet në Euronews në ditët në vijim”, ka shkruar gazetari në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!