Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, nesër do të vizitojë Tiranën.
Gazetari Robert Papa, teksa ka folur rreth qëllimit të kësaj vizite të diplomatit, tha se ka të bëjë me garancinë e situatës së Kosovës nga ana e Ramës si dhe sulmet kibernetike të Iranit.
“Arsyeja e vizitës është më shumë për garancinë e situatës në Kosovë, për të marrë një pozicion zyrtar nga Rama sepse kohët e fundit ka pasur një luhatje. Do të jetë edhe për sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë”, ka thënë Papa në një intervistë për Euronews, përcjell Reporteri.net.
Tutje, Papa deklaroi se Escobar nuk do të takohet me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën dhe se kjo do të përdoret politikisht nga ana e tij.
“Natyrisht vizita e tij do të përdoret dhe politikisht duke mos pasur takime me Berishën. Nuk është gjë e re nga Escobari”, deklaroi Papa./Reporteri.net/.
Escobar nesër viziton Tiranën, do të pritet në takim nga Rama dhe Begaj
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.