×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gazetari s’i mban lotët kur raporton se një familje u gjet e vdekur tek tavolina e bukës

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 20:44

    Ka shkuar në 21 numri i viktimave të regjistruara deri më tani, si pasojë e tërmetit të fuqishëm që u regjistrua në orët e para të këtij mëngjesi.


    Më e rëndë situata paraqitet në Thumanë dhe në Durrës ku godinat e shembura kanë zënë poshtë një numër të konsiderueshëm njerëzish. Shumë gazetarë kanë raportuar live momentet kur trupat e pajetë janë nxjerrë nga rrënojat.

    Gazetari Muhamed Veliu nuk ka mundur t’i mbajë lotët në raportimin e fundit nga Thumana, ku u nxorën 2 trupat e pajetë të dy të rinjve.

    Me lot në sy ai shprehet se dy të rinjtë janë gjetur poshtë tavolinës së ngrënies në shtëpinë e tyre. Viktimat ishin sërish nga familja Cara në Thumanë, nga e cila deri tani kanë humbur jetën 7 prej tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!