×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gazetarja i bën një pyetje, Rama: S’përgjigjem, shiko çfarë ka publikuar media jote tani LIVE për mua

    Reporteri
    30 Dhjetor 2021 | 18:44

    Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në kryeministri për konferencën e fundvitit me gazetarët.

    Por teksa një prej gazetareve të një media i bëri një pyetje të gjatë lidhur me shumë çështje në vend që nga pagat e deri te Ballkani i Hapur, Rama vendosi t’i mos përgjigjej.

    Ai madje i nxorri dhe një lajm që media e gazetares kishte publikuar për të në moment.

    “Të kërkoj një ndjesë shumë të sinqertë personalisht sepse je e dërguar e medias tënde, por një media që publikon këtë tani LIVE që Edi Rama kërcënon me burg drejtuesit e medias nuk merr përgjigje nga unë, gëzuar Vitin e Ri për ty dhe familjen tënde dhe shpresoj që viti tjetër të vijë i mbarë për pagën tuaj, se realisht nuk ju vë faj juve, por kjo është liria e shtypit, por ky është mesazhi im? Që do futen në burg drejtuesit e mediave?,” tha Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!