Shqipëria vazhdon të përjetojë momente ankthi pas tërmetit që ndodhi sot në ora 21:53 dhe që kishte magnitudë prej 4.5 shkallë të rihterit
Një person i moshuar po refuzon të largohet nga banesa e tij edhe pse e ka dëgjuar tërmetin e fundit, shkruan Reporteri.net
Ai familjen e tij e ka dërguar në një vend më të sigurt, por vetë refuzon të largohet nga banesa. Ai është i vetmi që po qëndron në këtë ndërtesë.
Gazetarja e Top Channel pas tërmetit shkoi e vizitoi të moshuarin, ani pse të pranishmit në studio të emisionit OPEN i thanë që të mos shkonte pas ishte rrezik.
“Anila u fute brenda prapë,”
“Anila mos u fut brenda,” dëgjohen duke thënë të pranishmit në studoi gazetares e cila tashmë kishte mbërritur në banesën ku po qëndronte i moshuari.
I moshuari tha se po i lutet Zotit që të mos ketë më tërmete.
“Jam i vetmi në pallat, këtu ku banojmë ne s’ka më njeri tjetër. E kam dëgjuar tërmetin, por nuk u tremba vetëm thashë ‘O Zot na fal, mos na mundo më’,” ka thënë i moshuari. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.