Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të Prokurores Rovena Gashi.
Gashi ka qenë prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme dhe pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e saj, e dërgoi çështjen në Komisionin e Apelit.
Por duket se pas verifikimit të pasurisë edhe ky komision la në fuqi vendimin e KPK-së.
Sipas arsyetimit të KPA-së, Gashi ka bëre deklarim të pasaktë të pasurisë në të paktën dy raste, për një apartament në Durrës dhe një në Tiranë.
“Nuk ka pasur mjaftueshëm burime financiare të ligjshme për të paguar apartamentin
Deklarim të pasaktë për blerjen e një tjetër apartamenti në Tiranë
Trupi çmoi se ka pasuri me të mëdha nga sa mund të justifikojë ligjërisht, deklarimi është bërë në mënyrë të pasaktë”, thuhej në vendim.
Për rrjedhojë komisioni vendosi lënien në fuqi të vendimit të KPK-së për shkarkimin e Rovena Gashit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.