×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gent Cakaj jep lajmin e shumëpritur nga Bratislava: Shqipëria merr zyrtarisht Kryesinë e OSBE-së

    Reporteri
    06 Dhjetor 2019 | 13:05

    Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, nëpërmjet një postimi në Facebook ku shkruan se “sot në Ministerialin e OSBE-së në Bratislavë Shqipëria zyrtarisht merr Kryesinë e OSBE-së.”


    Cakaj, ndodhet në Bratislavë ku po zhvillohet dita e dytë e takimit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së. Këtij takimi Ministror sot i është bashkuar edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

    “Pas një lobimi të fuqishëm dhe pas një pune kapitale përgatitore nga diplomacia shqiptare, një punë e përkrahur edhe nga aktorë të rëndësishëm evropianë, si në rrafshin politik e programatik ashtu dhe në rrafshin organizativ e logjistik, Shqipëria sot është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!