Një atentat i ka marrë jetën mbrëmjen e sotme pronarit të një lokali, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur.
ABC ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, lokalin ku ndodhi krimi në pronësi të Bledar Muçës, i cili ndërroi jetë në vend nga të shtënat me breshëri.
Gjak, gëzhoja, xhama të thyer dhe terror te qytetarët janë pamjet që mbërrijnë sonte nga Lushnja. Të tronditur pasi morën vesh lajmin nga televizionet familjarët mbërritën me shpejtësi në vendin e ngjarjes në lot dhe britma.
Të plagosur mbetën Judin Velo 32 vjeç, Ervis Tafa dhe Sara Liçi 24 vjeçe të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Për autorët i vetmi informacion që dihet është që janë larguar me një makinë tip “Golf”.
Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.