×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    6 turistë gjerman humbin në pyjet e Sarandës, kjo është gjendja e tyre

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 22:25

    Policia Kufitare e Sarandës iu vjen në ndihmë 6 turistëve gjermanë, të cilët për afro 6 orë kishin humbur rrugën në zonën pyjore Borsh-Kuç.


    Turistët gjermanë ishin të moshave të reja. Ata po udhëtonin me një fuoristradë, por më pas humbën orientimin, raporton Panorama.

    Menjëherë shërbimet policore kufitare të Sarandës u vunë në lëvizje duke ndjekur të gjitha metodat, ndërsa fatmirësisht arritën të lokalizonin turistët që kishin humbur orientimin mes pyjeve.

    Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë janë shoqëruar turistët gjermanë në hotelin ku ata ishin të akomoduar në Ksamil.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!