Një shtetase shqiptare 50 vjeç është gjetur e mbytur në vendin e quajtur Ajia Marina në periferi të Athinës. Sipas rojës bregdetare greke,viktima quhej Elisabeta Çaushi,50 vjeç nga Gorishova e fierit.
Roja bregdetare njofton se viktima ishte duke bërë not në det (ishte notare dimërore) dhe në rrethana ende të pa njohura u gjet e mbytur 500 metra larg bregut të detit.
Bashkëshorti dhe djali i viktimës njoftuan se viktima shkonte në det në atë zonë dhe ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Autopsia tregoi se shkaku i vdekjes ishte mbytja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.