Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Lazaren të Peqinit, ku një 50 vjeçare është gjendur e pajetë një 50-vjeçare.
50-vjeçarja me inicialet M.B dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga treni që kalon në këtë zonë.
Njoftimi i policisë
Në aksin hekurudhor Peqin- Elbasan, në afërsi të fshatit Lazaren të Peqinit, është gjetur mbi shinat e trenit e dëmtuar dhe pa shenja jete shtetasja M.B., rreth 50 vjeçe.
Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase mund të jetë aksidentuar nga treni që kalon në këtë zonë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.