×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjendet e vdekur një 25-vjeçare

    Reporteri
    15 Gusht 2021 | 12:23

    Një 25 vjeçare është gjetur e pajetë këtë të dielë në shtëpinë rezidenciale të fëmijës, Vlorë, nga stafi mjekësor.


    Policia bën me dije se viktima është shtetasja D.D. 25 vjeç e cila vuante nga epilepsia.

    Ndërkohë trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

    “Sot, rreth orës 10:00, në shtepinë rezidenciale të fëmijës, Vlorë, nga stafi mjeksorë, është gjetur pa shenja jete, shtetasja D. D., 25 vjeçe, e cila vuante nga sëmundja e Epilepsisë.

    Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes” , thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!