×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjendet e vdekur një 36-vjeçare amerikane në një hostel në Shkodër

    Reporteri
    24 Maj 2023 | 23:33

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër këtë të mërkurë. Një shtetase amerikane është gjetur pa shenja jete në një hostel ku banonte me qira.

    36-vjeçarja ishte banuese në Teksas të SHBA-së.

    Sipas mediave në Shqipëri, viktima dyshohet se ka konsumuar mbizdozë ilaçesh.

    Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 36-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune.

    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

    Njoftimi i plotë:

    SHKODËR- Një 36-vjeçare është gjetur pa shenja jete në hostelin ku banonte me qira në qytetin e Shkodrës. Policia thotë se viktima është banuese në Texas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ajo është gjetur e vdekur nga nëna e saj, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jete nga mbidoza e ilaçeve. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!