×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjendet e vdekur një femër në plazhin e Durrësit

    Reporteri
    03 Nëntor 2019 | 12:25

    Mbytet një vajzë e re në plazhin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pranë “Pista Kosova”, ndërsa trupi i pajetë është konstatuar rreth 300 metra larg bregut të detit.


    Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërsa mendohet se është e moshës 25-30 vjeçare.

    Policia Kufitare ka nxjerrë trupin në breg dhe nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

    Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit për ekspertizë të detajuar mjeko-ligjore.

    Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!