×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjendet i vdekur në banesën e tij në Kavajë shtetasi italian

    Reporteri
    25 Korrik 2020 | 19:07

    Një shtetasi italian është gjetur i pajetë këtë pasdite në banesën e tij në një pallat në lagjen nr.2 të Kavajës.


    Viktima, i identifikuar si Giusepe Clemente, rreth 70 vjeç, kishte humbur kontaktet me familjarët e tij në Itali. I moshuari dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të ndonjë ataku kardiak. Me të parë trupin e tyre, hetuesit nuk kanë vënë re shenja dhune.

    Ndërkohë, trupi i të moshuarit do të dërgohet te morgu i Tiranës, pasi është nënshtetas i huaj. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!