×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjendet pa shenja jete një person, dalin detajet e para

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 11:10

    Një trup i pajetë është gjetur sot në ish-zyrat e Kombinatit të Sheqerit, në Maliq të Korçës.


    “BalkanWeb” raporton se trupi i pajetë i përket shtetasit Muhamed Tabaku, rreth 52 vjeç.

    Viktima është gjetur nga një i afërm i tij, ndërsa në trup nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkohë, njerëzit që e njihnin viktimën, kanë thënë se ai ishte përdorues i lëndëve alkoolike.

    Siç raporton gazetarja Kodra, 52-vjeçari ishte i vetmuar dhe flinte në zonën ku është gjetur i pajetë, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë nga i ftohti./bw/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!