×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjendet i vdekur një person pranë Portit të Durrësit, dyshohet se është emigrant sirian

    Reporteri
    30 Maj 2021 | 16:48

    Trupi i një djali të ri u gjet sot pasdreke i pajetë në Portin e Durrësit dhe dyshimet kryesore janë që viktima është një emigrant sirian që është mbytur në rrethana të paqarta.


    Dyshohet se djaloshi fatkeq po kalonte ilegalisht nga porti drejt Italisë.

    I ndjeri u gjet në afërsi të barkave të peshkimit. Trupi u gjet mbi ujë dhe u nxor nga peshkatarët siç shihni foton që publikoi portali lokal Durrëslajm.

    Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Policisë, ku nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

    Grupi hetimor megjithatë thotë se po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!