×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjendet i vdekur një turist bullgar në Tropojë, kishte mbetur i bllokuar për disa orë

    Reporteri
    12 Qershor 2024 | 12:07

    Një turist bullgar ka humbur jetën gjatë eksplorimit në vendin e quajtur ‘Maja e Jezercës’ në Tropojë, teksa një tjetër ka shpëtuar pa lëndime, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Shtetit, të cilët kanë njoftuar se dy turistët bullgarë kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë, teksa 32-vjeçari dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rrëshqitur nga një lartësi dhe si pasojë ka humbur jetën.

    Në mëngjes, ekipi i kërkim-shpëtimit malor i Emergjencave Civile është nisur me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët. 

    Pas disa orësh kërkime është gjetur pa shenja jete njëri nga turistët, 32 vjeç, i cili dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rrëshqitur nga një lartësi dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.     

    Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë, i cili do të  transportohet me helikopter, drejt morgut.      

    Turisti tjetër është larguar drejt Malit të Zi, në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!