Një turist bullgar ka humbur jetën gjatë eksplorimit në vendin e quajtur ‘Maja e Jezercës’ në Tropojë, teksa një tjetër ka shpëtuar pa lëndime, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Shtetit, të cilët kanë njoftuar se dy turistët bullgarë kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë, teksa 32-vjeçari dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rrëshqitur nga një lartësi dhe si pasojë ka humbur jetën.
“Në mëngjes, ekipi i kërkim-shpëtimit malor i Emergjencave Civile është nisur me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët.
Pas disa orësh kërkime është gjetur pa shenja jete njëri nga turistët, 32 vjeç, i cili dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rrëshqitur nga një lartësi dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.
Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë, i cili do të transportohet me helikopter, drejt morgut.
Turisti tjetër është larguar drejt Malit të Zi, në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.