Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur orët e para të mëngjesit të Shkodër. Një 27 vjeçar i identifikuar me emrin Gjin Ndoji është gjetur i vrarë 3 metër larg makinës BMW që e kishte marrë me qira. 27 vjeçari është gjetur i pajetë pranë një rruge në fshatin Shkjezë të Vaut të Dejës, me një plumb në kokë, që i ka shkakuar vdekjen por dyshohet të jetë qëlluar me plumba të tjerë.
Një kilometër larg nga vendi i ngjarjes është gjetur një makinë e djegur që dyshohe të jetë përdorur nga autorët e krimit.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur konkretisht dhe motivet e vrasjes së rëndë, 27 vjeçari rezulton me precedent penalë në fushën e krimit si dhe me probleme me gjakrmarrjen. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Informacion paraprak;
Më datë 09.08.2020, rreth orës 05:55, në fshatin Shkjezë, Njësia Administrative Bushat, në rrugë, është konstatuar i pajetë, shtetasi Gj. B., 27 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Shkodër.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.