×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjendet në Dibër 15 vjeçarja nga Vlora, ishte larguar me të dashurin 18 vjeç

    Reporteri
    04 Shtator 2021 | 22:56

    Është gjetur në Dibër 15 vjeçarja Fiona S. nga Vlora, e cila rezultonte e zhdukur prej datës 31 gusht.


    Ajo është gjetrur në familjen e një djali të moshës 18 vjeç, teksa ka thënë se ka ikur me dëshirë me djalin që dashuron, pasi familja e saj nuk e pranon lidhjen e tyre.

    Policia po vijon hetimet në lidhje me këtë rast, ndërkohë që mësohet se familjarët ishin në dijeni të lidhjes së saj me djalin me të cilin u arratis.

    Por si rrodhi ngjarja deri te gjetja ditën e sotme:

    Ndërkohë që policia e Vlorës dhe familjarët e 15-vjeçares së zhdukur kishin dhënë alarmin pak ditë më parë, ajo ishte bërë e gjallë duke postuar foto në rrjetet sociale.

    Ka qenë kushërira e vajzës me ininciale F.S ajo e cila ka denoncuar të “JOQ” se 15-vjeçarja ka bllookuar të gjithë të afërmit e saj në rrjetet sociale.

    Pasi kushërira i shkruar, ajo u ka bërë bllok, duke u shtuar më shumë shqetësimin për të.

    Mesazhi i kushërirës:

    Pershendetje, ju lutem doja te beja nje postim ne lidhje me humbjen e 15 vjecares nga Vlora me iniciale F.S. Une jam kusherira e saj.

    Vajza ka postuar dje nje foto me nje cun me te cilin dyshohet te jet larguar. Ju lutem kush e njeh djalin apo per cdo lloj informacioni rreth djalit ose edhe vajzes kontaktoni nr e prinderve te saj 069………..

    Ky eshte djali ne foto. Kishte postuar vajza nje foto, por pasi i shkruajtem na beri bllok dhe fshiu foton por ne e kapem me screenshot. Ky ishte instagrami i saj, pasi ne familjaret i shkruajten fshiu foton dhe emrin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!