×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjendet një trup i pajetë në Vlorë

    Reporteri
    13 Qershor 2020 | 16:29

    Një trup i pajetë është gjetur në Vlorë, në zonën e Triportit.


    Mediat në Shqipëru thonë se fillimisht kanë qenë banorët e zonës që kanë raportuar për viktimën, ndërsa stafi mjekësor e ka gjetur pa shenja jete pasi kanë shkuar në vendngjarje.

    Policia bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45, në Triport, Zvërnec, pranë molit të peshkimit.

    Viktima njoftohet se është shtetasi A. J., rreth 60 vjeç, i cili ka qenë duke peshkuar.

    “Në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune, dyshohet se vdekja mund ti ketë ardhur për shkak të infarktit kardiak”, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!