Autoritetet gjermane në aeroportin e Frankfurtit kanë bllokuar 252 ora dore të cilat kishin destinacion Shqipërinë.
Mediat gjermane raportojnë se dërgesa me ora kishte destinacion nisje Hong Kongun.
Krahas orëve të dorës, agjentët doganorë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 148 qese prej letre me mbishkrime të falsifikuara të markave të njohura të orëve.
Çmimi në treg i orëve nëse ato do të ishin origjinale shkonte deri në 60,500 euro. Sipas mediave gjermane, bllokimi i orëve është kryer me 26 mars, por informacioni është shpërndarë në publik një ditë më parë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.