×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjimnazistët godasin me grushte njëri-tjetrin, askush nuk reagon

    Reporteri
    27 Tetor 2021 | 18:59

    Pas sherrit të zyshave tek “Çajupi” në Tiranë, disa gjimanzistë janë përleshur me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur këtë mesditë në qytetin e Durrësit.

    Pamjet e sherrit janë publikuar nga JOQ dhe tregon momentin kur të rinjtë godasin me grushtë njëri-tjetrin.

    Ndërkohë në rrugë kalojnë qytetarë normalisht. Arsyeja e sherrit nuk dihet ende.Ndërkohë në rrugë kalojnë qytetarë normalisht. Arsyeja e sherrit nuk dihet ende.

    Kujtojmë se një konflikt banal mes dy mësueseve të shkollës Andon Zako Çajupi është bërë shkak për një konflikt fizik dhe përdorimin e armëve fare pranë institucionit arsimor. Mosmarrëveshja mes mësueseve të Historisë dhe Gjuhë Leterësisë mësohet se ka nisur pasditen e së premtes dhe ka vazhduar edhe mëngjesin e të hënës, 11 tetor, ku u përfshinë në koflikt edhe familjarët e tyre.

    https://www.dailymotion.com/video/x854t1f

    Incidenti ndodhi rreth ores 8.30 të mëngjesit të 11 tetorit 2021 në afërsi të gjimnazit Çajupi ku dëshmitarë ishin edhe vetë nxenësit e tyre.

    Sipas policisë 2 mësueset janë ulur në një lokal në afërsi të shkollës ku edhe konflikti u agravua duke sjellë edhe dëmtimin e katër personave të cilët u dërguan për ndihmë në spital.

    Në debat e sipër dhe me akuza të ndërsjellta arsimtaret kanë telefonuar të afërmit e tyre ku më pas janë përfshirë në konflikt të paktën 5 persona disa prej tyre të armatosur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!