×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjuajtje me armë drejt objektit të Top Channel, vritet roja i sigurisë

    Reporteri
    27 Mars 2023 | 6:58

    Rreth orës 01:00 në transmetim direkt të reality’show “Big Brother VIP Albania” janë dëgjuar disa krisma të armëve.

    Policia e Shtetit të Shqipërisë ka dhënë detajet e para lidhur me këtë rast, ku ka konfirmuar se persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të ambienteve të “Top Channel”.

    Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi Palë Koka 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

    Në Golem është gjetur një mjet i djegur tip “Range Rover”, i cili dyshohet se u përket autorëve.

    Policia është në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave.

    Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Njoftimi i policisë:

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

    Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

    Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!