Gjykata e Lezhës ka vendosur ditën e sotme masën e sigurisë “Arrest me burg” për dy shokët e viktimës Aldi Rama.
Dy të rinjtë Kristian Sherri dhe Armando Marku ishin në të njëjtin automjet me 21-vjeçarin kur u ndaluan nga Policia dhe Aldi Rama vendosi të vrasë me armë zjarri nënkomisarin Saimir Hoxha.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në Lezhë, teksa pas vrasjes së nënkomisarit, Rama është mundur t’i arratisej policisë.
Pas një përndjekje prej 5 orësh, Rama ka qëlluar veten me plumb në kokë por është arritur të çohej me shenja jete në spital.
Ndërkohë që një ditë më vonë për shkak të plagëve të marra 21-vjeçari Aldi Rama ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.