×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjykata e Posaçme dënon me 4 vite burg Alqi Bllakon për Inceneratorin e Tiranës

    Reporteri
    11 Mars 2025 | 17:32

    GJKKO ka dënuar me 4 vite burg ish-deputetin socialist Alqi Bllako, për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

    GJKKO shpall fajtor Bllakon për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë. Bllako ka mbajtur në atë kohë postin e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.

    Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Bllakos do t’i duhet të vuajë 2 vjet e 8 muaj heqje lirie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!