×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjykata Kushtetuese sot vendos rreth shkarkimit të Ilir Metës

    Reporteri
    03 Shkurt 2022 | 10:50

    Gjykata Kushtetuese do të vijojë sot seancën e ndërprerë të dy ditëve më parë për të shqyrtuar vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

    Gjykata pritet t’i jap kohë përfaqësuesve ligjor të Metës për të paraqitur argumentet e tyre kundër kërkesës për shkarkim.

    Në seancën e parë u trajtuan kërkesat e Presidencës dhe përfaqësuesve të Kuvendit, ndërkohë që Kushtetuesja rrëzoi kërkesat e Metës për dorëheqje ose shkarkim të gjyqtarëve apo edhe që të rivotohej shkarkimi edhe nga Parlamenti i ri.

    Në anën tjetër, Meta e ka nisur ditën me një mesazh, teksa Kushtetuesja do të vendos mbi vendimin e Kuvendit.

    “Mirëmëngjesi të dashur miq! Kryesorja në jetë të ruajmë 1 dhe të mos e kemi mendjen te shtimi i zero, sepse pa 1 gjithçka zhbëhet në zero absolute”, shkruan Meta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!