×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjykata lë në burg Marius Demën që vrau shokun në Tiranë

    Reporteri
    15 Maj 2021 | 15:45

    Gjykata ka vendosur të lërë në burg Marjus Demën i cili pak ditë më parë vrau me armë zjarri në Tiranë shokun tij, Mehmet Qema.


    Për 28-vjeçarin rëndon akuza vrasje me dashje. Masë sigurie “arrest shtëpie” është vendosur për Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koci, ndërsa detyrim paraqitje për Erlin Përkën dhe Blerim Hotin, të 4 të rinjtë akuzohen për moskallëzim krimi.

    Të gjithë emrat e lartë përmendur janë shokët e viktimës dhe ndodheshin në vendin e ngjarjes ku Dema qëlloi armë Qemën.

    Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 maj në lagjen “5 Maj” të kryeqytetit. Të gjithë të rinjtë ishin bashkë me Qemën, ndërsa Marius Dema i cili mbante një armë pistoletë në dorë ka qëlluar, plumbi i së cilës i mori jetën shokut të tij.

    Dema, u vetëdorëzua disa orë pas krimit, ndërsa para grupit hetimor tha se ishte i tronditur nga ajo që kishte ndodhur. Sipas tij, ai nuk e dinte që pistoleta kishte plumb dhe se vrasja ka ndodhur aksidentalisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!