×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjykata merr vendim për Dan Hutrën, i cili vrau tri gra dhe i plagosi tri tjera

    Reporteri
    04 Mars 2023 | 11:50

    Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest me burg për Dan Hutrën, autor i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave në masakrën e 1 marsit në kryeqytet.

    Prara gjyqtarit ai ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se çdo gjë e ka bërë me vetëdije të plotë dhe se nuk është penduar. Hutra u shpreh se Etleva Kurtin e ka vrarë pasi sipas tij vëllai i saj ka tentuar ta helmojë Hutrën në burg.

    “I kam bërë të gjitha me vetëdije të plotë. Kur më dënuan për dhunë në familje më dënuan pa asnjë provë, ndaj i bëra të gjitha. I pranoj të gjitha dhe nuk jam i penduar. Etleva Kurtin e vrava se i vëllai deshi të më helmojë në burg“, deklaori ai.

    Gjyqtarja i tha se me këto akuza rrezikon burgim përjetë, por ai është shprehur se nuk i intereon.

    “As më intereson fare. Edhe 5 burgime të përjetshme të jenë. E kam mbyllur”, tha autori i masakrës.

    Hutra gjithashtu ka deklaruar se kishte planifikuar, teksa u shpreh se nuk i ka bërë asgjë ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, ndaj sipas tij, dënimi për dhunën në familje ka qenë i kotë.

    Seanca e caktimit të masës së sigurisë për Hutrën u mbajt me dyer të mbyllura për shkak të dyshimeve të forta që ka prokuroria dhe policia se ai mund të jetë autor i dyshuar i ngjarjeve të rënda kriminale që kanë ndodhur në periudhën maj 2021- qershor 2022.

    Hutra kreu masakër në banesën e ish-partneres së tij, Elena Hysa, duke i vrarë motrën dhe kunatën dhe e plagosi atë bashkë me nënën e saj. Ai vrau me armë zjarri edhe Etleva Kurtin, motrën e Vladimir Kurtit, me të cilin kishte pasur konflikte në burg.

    Para këtyre, Hutra plagosur të dashurën e tij në Astir, në tentativë për ta vjedhur.

    Ai ishte dënuar më parë pasi kishte vrarë partneren e tij, krim për të cilin kreu 16 vjet burg. Ndërkohë, dy javë para vrasjeve makabre, ai ishte liruar nga burgu, ku për 8 muaj vuajti dënimin për dhunë në familje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!