×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjyqtari me coronavirus, mbyllet dhe Gjykata e Apelit në Tiranë

    Reporteri
    13 Korrik 2020 | 13:44

    Pas mbylljes së Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit në Tiranë, edhe gjykata e Apelit është mbyllur për shkak të rasteve Covid.


    Mësohet se një prej gjyqtarëve të Apelit është konfirmuar si i prekur nga koronavirusi, çka ka bërë që gjykata të pezullojë punën për një periudhë dy javore. (Përveçse rasteve urgjente, ku do të zhvillohen seancat)

    Nuk është e qartë se nga e ka marrë virusin gjyqtari, por mësohet se ai gëzon shëndet të plotë, veç simptomës së rritjes së temperaturës. Vendimi për pezullimin e punës së gjykatës për një afat 15 ditor është marrë ditën e sotme dhe se pritet që në ditët në vijim i gjithë stafi i kësaj gjykate, t’i nënshtrohen analizave për të mësuar situatën e të prekurve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!