×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Goditi me thikë vëllain, arrestohet 16-vjeçari

    Reporteri
    05 Janar 2020 | 11:05

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fushë-Krujës.


    Mësohet se shtetasi me iniciale ‘O.O.’, 16 vjeç ka goditur me thikë vëllain e tij.

    Bëhet me dije se ata kanë pasur një konflikt me njëri-tjetrin, i cili ka derivuar deri në këtë pikë.

    Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Njoftimi i Policisë:

    Goditi vëllain me thikë, arrestohet në flagrancë 16 vjeçari.

    Arrestohet dhe një shtetas kosovar pasi tentoi të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.

    Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin e mitur: O.O.,16 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë. Ky shtetas pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur më mjet prerës (thikë) vëllain e tij shtetasin A.O.,22 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!