Policia spanjolle ka goditur një tjetër bandë shqiptare që vepronin në Barcelonë duke arrestuar katër prej tyre të moshës nga 32-34-vjeç, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Shqiptarët vepronin në Vallés Occidental, Baix Llobregat dhe Osona, të Barcelonës, ndërsa gjithçka ishte përgatitur në detaje nga lëvizja, grabitja dhe deri te fshehja e shumave monetare dhe sendeve që grabisnin.
Hetimi nisi muajin e kaluar pasi një seri vjedhjesh që u denoncuan nga banorët, 27. Ata visheshin me rroba të errëta dhe maskoheshin për të mos u identifikuar nga kamerat duke vepruar më pas me plaçkitjet.
Një oficer policie qëlloi në vendin e ngjarjes pas një denoncimit dhe tentoi ta arrestonte njërin nga shqiptarët, por ai e shtyri dhe u largua, por vetëm për pak minuta, pasi u rrethua dhe arrestua nga efektivët e tjerë.
Pas arrestimit u zbuluan edhe sendet dhe shumat e vjedhura në banesën që i fshihnin. Kjo nuk është hera e parë që goditen banda shqiptare në Barcelonë, Madrid dhe qytete të tjera të Spanjës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.