Një 73-vjeçar ka rënë pre e grabitjes nga një person, i cili fillimisht e sulmoi atë fizikisht duke i shkaktuar plagë të lehta dhe më pas i ka grabitur celularin dhe disa dokumente që kishte me vete.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme pranë Muzeut Kombëtar në Tiranë, ndërsa ishte vetë i moshuari që bëri kallëzimin në polici. Fillimisht ai u mjekua në spital për plagët e marra dhe pasi doli nga atje iu drejtua komisariatit nr.3 për të bërë kallëzim penal.
Pas sinjalizimit, policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe arrestimin e tij. Celulari dhe dokumentet e të moshuarit iu gjetën autorit me vete dhe janë sekuestruar nga policia.
Autori nuk ka pasur armë, por ka dhunuar fizikisht 73-vjeçarin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.