×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Greg Rama i pikëlluar për vdekjen e gjyshes, i bën dedikimin prekës

    Reporteri
    01 Gusht 2020 | 12:28

    Ditë zie në familjen Rama, pasi është ndarë nga jeta nëna e kryeministrit Edi Rama. Nuk ka munguar edhe një dedikim nga Greg Rama për ndarjen nga jeta të gjyshes së tij.


    Në rrjetin social Instagram, ai ka publikuar një foto me gjyshen e tij, ku shprehet se këshillat e saj kanë qenë më të vyerat. Ai shkruan më tje se çdo përpjekje e saj për të lufutar dhe kaluar çdo vështirësi do të jenë të paharrueshme për të.

    “Këshillat e tua më të vyera, batutat dhe çdo përpjekje e jotja për të luftuar dhe tejkaluar çdo vështirësi dhe betejë do jenë të paharrueshme tek unë! U prehsh në paqe”, shkruan Greg Rama.

    https://www.instagram.com/p/CDVs1cuAfBO/?utm_source=ig_embed

    Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama dha lajmin se nëna e tij, Aneta Rama ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Kreu i qeverisë bëri edhe dedikimin prekës, ku theksoi se nëna e tij ishte drita e shtëpisë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!