Pamjet e një 12 vjeçari shqiptar që po rrihej nga një burrë disa ditë më parë, bënë xhiron në median greke dhe atë shqiptare.
Ngjarja ndodhte në Athinë, shumë afër lagjes ‘Burnazi’, e njohur si qendra e ekstremistëve të Agimit të Artë.
Burri që po rrihte fëmijën, vetëm 12 vjeçar, ishte një shtetas grek. Mbi ngjarjen ka folur babai i të miturit. Aristotel Dhëmbi, me origjinë nga Kolonja, ka treguar se që prej klasës së parë, i biri ka qenë pre e bullizmit nga fëmija i burrit grek. Në një prononcim për median, babai madje shprehet se nuk është faji i të miturit grek, por i atij burri që e ka mësuar të birin të jetë racist.
‘’Pikërisht ky është problemi. Nuk është fëmija grek që sulmon djalin tim, është i ati i tij që e shtyn me ato që i thotë në shtëpi, të trajtojë në këtë mënyrë bashkëmoshatarin e tij”- tha Dhëmbi.
Aristotel Dhëmbi ngriti një padi kundër dhunuesit të të birit, ndërsa ky i fundit përfuntoi në spital për shkak të dëmtimeve të marra në qafë. Video u bë një nga vajzë minorene, e cila ishte nxënëse e shkollës që frekuentonte 12 vjeçari shqiptar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.