×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Grenell: Fola me Edi Ramën, është i frustruar me BE-në

    Reporteri
    24 Qershor 2021 | 18:25

    Ish-emisari i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.


    Richard Grenell e ka pyetur Ramën për iniciativën e mini-Shengenit dhe shpalljen “non-grata” të ish-presidentit Sali Berisha nga Departamenti i Shtetit.

    Grenell ka shkruar se Rama ia bëri të qartë se është i frustruar me BE-në.

    Rama u shpreh se ai vendim do të thotë se askush s’është mbi ligjin dhe se ka mbaruar koha e pandëshkueshmërisë.

    “Do të thoja se në njërën anë është pikëlluese që ta shohësh këtë realitet, por është sinjal që administratat amerikane vazhdojnë që të jenë zë i reformave në drejtësi. Për mua kjo ishte pak a shumë sikur njoftimi për mbarimin e tranzicionit dhe mbarimin e pandëshkueshmërisë. Askush s’është mbi ligjin”, tha Rama.

    Ai falënderoi ish-emisarin Grenell për kontributin e tij në iniciativën e mini-Shengenit.

    “Së pari, më duhet ta përsëris që ju s’jeni më në rolin e kontribuuesit të iniciativës së mini-shengenit për të cilin ju falënderoj për rolin tuaj. Në anën tjetër është një konflikt i pazgjidhur shkaku i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia. Por është e mundshme që të zhvillohet jetesa pa barriera mes njerëzve dhe mallrave”, tha Rama.

    https://twitter.com/RichardGrenell/status/1408091389183905794?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1408091389183905794%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fgrenell-flet-me-edi-ramen-ma-beri-te-qarte-eshte-i-frustruar-me-bashkimin-evropian%2F

    Kryeministri Rama kritikoi BE-në që s’po merr vendim për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

    “BE-ja ka dhënë vlerësimin dhe premtimin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të anëtarësohen në BE. Në anën tjetër s’ka vendim sepse BE-ja është e bazuar në vendim-marrjen e të gjitha shteteve dhe pastaj kur një shtet s’pajtohet gjithçka ndalohet”, u shpreh Rama.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!