Gati 500 mijë pula kanë ngordhur brenda një muaji nga gripi i shpendëve që ka prekur dy ferma në Durrës dhe sipas Ministrisë së Bujqësisë, pulat e ngordhura janë asgjësuar, por pa dhënë metodën e asgjësimit e as vendin ku janë asgjësuar.
Në njoftim thuhet se eleminimi dhe asgjësimi është bërë me një nga metodat bazuar në aktet ligjore por ka specifikuar se cila mënyrë është përdorur këtë radhë.
Vatra e parë me gripin e shpendëve u njoftua nga Ministria e Bujqësisë më 3 mars tek ferma Rea’s në Rrashbull të Durrësit, dhe më 13 mars u infektua edhe një fermë tjetër.
Kjo situatë ka sjellë dhe rritje të çmimit të vezëve me 25%, 50-70 lekë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.