×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gruaja lë pas krimin që i gjakosi shtëpinë, poston foto me fëmijët: Jam e bekuar

    Reporteri
    03 Nëntor 2019 | 10:31

    Marsida Qatja duke se po vijon normalisht jetën e saj pas ngjarjes që ndodhi në shtëpinë e saj, ku një person u vra me armë zjarri.


    Qatja ka postuar një foto me tre fëmijët e saj në Facebook, mbi të cilat shkruante së në praninë e tyre ndjehej e bekuar.

    Në foto duket qartë djali i madh, vajza dhe djali 2-vjeçar prej të cilit Qatja siguroi edhe masën “arrest shtëpie”.

    Ajo u vu më 17 tetor nga gjykata e Kavajës nën masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, me arsyetimin se Marsida ka një fëmijë vetëm 2 vjeç, e që duhet ta ushqejë me gji.

    Ngjarja e rëndë ndodhi pak javë më parë në Kavajë, ku një konflikt i armatosur përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!