Arben Ishmaku, 42 vjeç, është personi i cili u gjet mëngjesin e sotëm i pajetë pranë biznesit të tij.
Dëshmitarët në vendngjarje bëjnë me dije se bashkëshortja e viktimës kur ka mbërritur në vendngjarje ka bërtitur: “Ma bëri ajo ku*va”, raporton Top channel.
Pranë trupit të tij u gjet edhe një çifte. Policia ka nisur hetimet, por nga verifikimet paraprake thanë blutë nuk janë konstatuar shenja dhune a dëmtime të tjera në trupin e 42 vjeçarit.
Panorama bën me dije se “42 vjeçari është gjetur i vdekur brenda një dyqani që e ka në pronësi të tij teksa ka shitur lule. Në trup nuk ka asnjë plagë por është gjetur i pajetë ndërsa policia ka gjetur edhe një armë çifte brenda dyqanit. Po ashtu bëhet e ditur se janë gjetur një numër i konsiderueshëm cigaresh të konsumuara nga ky shtetas. Dyshimet e para janë për një vetëhelmim por policia vijon hetimet për ta zbardhur të plotë”.
Njoftimi i policisë
Me datë 24.10.2019, në orën 11:15, në rrugën nacionale Shkodër – Bushat, në afersi të një mobilerie është gjetur pa shenja jete shtetasi A. Sh. vjeç 42, banues në fshatin Melgushë, Shkodër
Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune a dëmtime të tjera.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.