Gurët në veshka janë një sëmundje, trajtimi i së cilës në vendin tonë keqmenaxhohet duke bërë që pacientët të humbasin funksionin e këtij organi 15% të rasteve.
Profesor Myftar Barbullushi, tregon se nga studim i kryer në pacientë e prekur, përtej faktorit genetik, ushqyerja dhe stili i jetesës ka çuar në degradim të funksionit të veshkës. Sipas matjeve të këtij studimi, shqiptarët e prekur konsumojnë shumë pak ujë në ditë.
Profesori thotë 2% janë fëmjë që preken nga guri i cistinës, kryesisht për shkak të faktorit genetic. Mjekët kërkojnë që prindërit të bëjnë kujdes me ushqimet që u japin fëmijëve dhe me faktorët genetik në familje për t’i paraprirë kontrolleve.
Gurët në veshka në vendin tonë merren lehtë por mjekët thonë se janë vetëm maja e ajsbergut, poshtë së cilës fshihen shumë sëmundje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.