Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se pret që BE-ja të vendosë para verës nëse do t’i hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Hanh ka thënë se “Reforma në Drejtësi në Shqipëri duhet të shpërblehet”.
I pyetur për kërkesën e Holandës për pezullimin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë, Hahn theksoi se nuk ka nisma nga vendet anëtarë për të ndërmarrë këtë nismë.
Me tej, Hahn deklaroi se Komisioni Europian po përpiqet të marrë dritën e gjelbër të Këshillit Europian për çeljen e negociatave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.